Shqipëria me makina super të shtrenjta, shikoni si parakalojnë njëra-tjetrën nëpër rrugët e Lezhës

    0
    834

    Shqipëria është një vend ekstrem, përsa i përket faktit se në vendin tonë mund të gjesh makinat super të shtrenjta në një cep dhe në po atë cep, një fëmijë që lyp për 20 lekë të vjetra.

    Ditën e sotme në Lezhë, kanë parakaluar dhjetëra makina sportive të modeleve nga më të fundit. Ky parakalim është filmuar nga qytetarët, të cilët ia kanë dërguar videot JOq.al.

    Sipas tyre, kjo mund të kishte qenë ndonjë paradë apo ndonjë tur evropian. Megjithatë kjo nuk është një ngjarje e pazakontë në Shqipëri.

    Disa kohë më parë, grupi “Hellbanianz” i mahniti të gjithë të pranishmit me paradën e tyre nga Laçi në Tiranë me makinat super të shtrenjta.

    Burimi: Joq.al