Shqipëria në ditët më të zeza, Edi Rama dhe Lulzim Basha ia fusin gjumit rrugëve të Europës (Foto)

    0
    217

    Kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk ishte sot i pranishëm në protestë. gjithashtu dhe kreu i qeverisë, Edi Rama mungoi gjatë seancës parlamentare.

    Pavarësisht se nuk ka asnjë axhendë të bërë publike, kryeministri Edi Rama mungon në një dalje të tij publike që prej të shtunës së kaluar në Berat, dhe flitet se ka qenë në Berlin.

    Mirëpo udhëtimi drejt Gjermanisë ka qenë tejet zhgënjyes, për shkak se asnjë zyrtar i lartë nuk ka dalë që ta takojë. Madje ka pasur dhe një teori më të ‘’çmendur”, teksa u tha se kryeministri i vendit është në gjendje të rë.ndë shëndetësore, dhe është nisur për kurim jashtë vendit.

    Tezë kjo e hedhur fillimisht nga ana e ish-deputetit të PD-së Klevis Balliu, dhe më pas e përkrahur gjerësisht dhe nga mediat pranë PD-së.

    Nëse Rama është mirë apo jo, do të na duhet të presim për ta ditën e shtunë, ku PS-ja ka parashikuar që të mbajë kongresin e saj të radhës, në të cilin pritet që të zyrtarizohen disa nga kandidatët për Bashkitë e vendit.

    Nga ana tjetër për kundërpërgjigje është zbuluar dhe një foto e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili shihet duke fjetur gjumë në avion.

    Mediat që e kanë publikuar këtë foto insistojnë se ajo është shkrepur gjatë ditës së sotme, ndërsa Basha duket mjaft i lodhur në foto. Ndoshta për shkak të takimeve intensive që ka pasur në Bruksel, mes tyre dhe me kryetaren e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer.

    Gjithsesi asnjë prej mediave që kanë publikuar fotot dhe informacionet e mësipërme nuk bazohen mbi njoftimet zyrtare të zyrave të shtypit, dhe as japin garanci që fotot janë reale.

    Të dy të lodhur, të dy në avion, mbetet që të presim përballjen e radhës mes Bashës dhe Ramës, edhe pse në Kuvend tashmë nuk është më e mundur, përveçse me zgjedhjet të parakohshme parlamentare.