/Shqipëria në zgjedhje,Sali Berisha bën deklaratën e p apritur për qytetarët (VIDEO)

Shqipëria në zgjedhje,Sali Berisha bën deklaratën e p apritur për qytetarët (VIDEO)

Procesi zgjedhor ka nisur në të gjithë vendin. Pak minuta më parë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili i ka dhënë mesazhin qytetarëve që të mos votojnë.

“I ftoj të rriturve të mos votojnë, të mos na prishin të ardhmen tonë.”, kështu është shprehur një fëmijë në videon që ka publikuar Sali Berisha.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj.

I vetmi inc.ident i shënuar gjatë ditës së sotme, është dj egia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.