Shqipërinë apo Kosovën? Talenti 16 vjeçar i Tottenhamit bën zgjedhjen e tij

    0
    252

    Futbollisti i talentuar 16 vjeçar, Albert Raqi e ka zgjedhur Kombëtaren Shqiptare para asaj të Kosovës.

    Në fakt, talenti kosovar është grumbulluar me kuqezinjtë, respektivisht me Shqipërinë U-16, e cila është duke u përgatitur në “Tropikal”, për turneun “UEFA Development”, që do të zhvillohet në Slloveni.

    Raqi është me prejardhje nga Prishtina dhe luan për të rinjtë e Tottenhamit.

    Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës.

    Për këtë ndërrim të zgjedhjes, ka vendosur vetë dëshira e lojtarit dhe e familjes së tij.

    “E kam filluar futbollin në moshën 4 vjeçare. Jam shumë i lumtur që jam në Kombëtaren e Shqipërisë dhe po ja kaloj shumë mirë me shokët e rinj këtu në skuadër. Unë kam dëshirë të eci në gjurmët e Ronaldinhos dhe Granit Xhakës”, ka thënë Raqi për “FSHF TV”./Ekspress