/Shqiptarët janë rritur me to/ Komeditë shqiptare që nuk kanë për të na u mërzitur kurrë- I mbani mend batutat

Shqiptarët janë rritur me to/ Komeditë shqiptare që nuk kanë për të na u mërzitur kurrë- I mbani mend batutat

Dekada më parë, ndoshta nuk kishim Netflix, internet, rrjete sociale apo platforma të teknologjisë së fundit, por kemi pasur një tjetër lloj pasurie; filmat shqiptarë dhe komeditë e famshme të vendosura në teatër.

Nuk ka rëndësi sa kohë kalon, batutat e huazuara prej tyre i përdorim shpesh sikur t’i kishim dëgjuar sot për herë të parë.

Humori i hollë, i përcjellë me shumë mjeshtëri nga kasti i aktorëve të famshëm, na bën që herë pas here, kur lodhemi nga serialet e preferuara t’i kthehemi YouTube-it për të përjetuar dhe njëherë emocionet e atyre fimave.

1. “Pallati 176”

Pallati më i famshëm në Shqipëri ka qenë dhe do të mbetet ky. Breza të tërë janë dashuruar me Elsën, Fredin, Shokun Perikli dhe Jovan Bregun, personazhi i të cilin është kthyer në krahasimin perfekt për këdo që ndan të njëjtat tipare me të.

Këtë komedi, shqiptarët jo vetëm që e shohin me të njëjtin entuziazëm si duket, por fragmente të famshme tanimë janë kthyer në meme fantastike Instagram-i.

“Ta rrahh kam fr ikë se më rreh” , “zemra do bëjë të sajën” e shumëëë batuta të tjera dëgjojmë që njerëzit i përdorin çdo ditë. Frymëzimi?

Komedia “8 persona plus” me kastin e famshëm të aktorëve si Luiza Xhuvani, Roland Trebicka, Yllka Mujo, Luftar Paja, Pavlina Mani e shumë të tjerë ka zbukuruar ditët e shqiptarëve për vite me radhë. Përpos humorit, tematika dhe ironia e përdorur janë sot, më aktuale se kurdoherë.

3. “Beni ecën vetë” (1975)