Shqiptarët në Zvicër dhe Dubai, ecin me shpejtësi marramendëse duke dhuruar spektakël

    0
    249

    Shqiptarët njihen si një popull i “çmendur” dhe mjaft i guximshëm, por aventurat e një grupi të rinjsh në Zvicër dhe Dubai ia kalojnë edhe skenave të filmave aksion.

    Prej kohësh ata sfidojnë me shpejtësi marramendëse dhe makina luksoze qetësinë e Zvicrës, duke imituar skenat e të famshmit “Fast and Furious”.

    Në një komunikim me “JOQ.al” ata shprehen se janë një grup të rinjsh shqiptarë që adhurojnë makinat luksoze.

    Në videon që ka dërguar një 20-vjeçar shqiptar shihet duke ecur me shpejtësi marramendëse nëpër në një qytet të Zvicrës.

    Pjesa e dytë sipas tyre është realizuar në Dubai, ku shqiptari shihet duke bërë drifting.

    Ata shprehen se:

    “Jemi një grup çunash të fiksuar pas shpejtësisë. Bëjmë shpesh disa video që janë super gjigante. Djali që po nget makinën e ka emri Afrim dhe është shqiptar i Kosovës. Videoja është realizuar në Zvicër edhe në Dubai. Janë pjese të shkëputura”.