Shqiptaret po helmoen,rrefimi i fermerit nga Lushnja qe tronditi gjithe vendin

    0
    403

    Emisioni investigativ “BOOM” ka sjellë një dëshmi tronditëse të një fermeri për produktet bujqësore që konsumojmë. Ai pohon se domateve dhe kastravecave i bëjnë hormone ose i lyejnë në mënyrë që produkti të rritet dhe të piqet shpejt. Fermeri thekson se brenda 24 orëve domatja skuqet dhe shkon direkt për konsumim.

    “Trangujt, ne i tresim urenë atje dhe hedhim në darkë dhe të nesërmen mbrëma ne e vjelim. Spinaqin nuk e ha dot, ku kemi më kontroll ne. Ne e pjekim me zor domaten. Pse pak po vdesim ne”, shprehet fermeri.

    Biseda e plotë:

    Gazetarja: Janë të shtrenjta këto helme për domaten?

    Fermeri: Pak të shtrenjta por ja vlen, se nuk e pjek dot ti.

    Gazetarja: Ajo domatja që i hedhin këtu hormone…

    Fermeri: Është keq edhe kjo që lyen kokrra, është tjetër ajo me hormone. I kapim kokër më kokër dhe i bëjmë me petrogaz.

    Gazetarja: Po nga ministria e Bujqësisë nuk vijnë ekspertë?

    Fermeri: Po ku janë? Mua nuk më ka ardhur njeri te sera.

    Gazetarja: Po domatja për sa kohë bëhet kur i hedh këtë hormonin?

    Fermeri: Brenda 24 orëve skuqet e gjitha. Kur e pret domaten ti jashtë është e kuqe, brenda është me fara të bardha

    Gazetarja: Po si ta dalloj?

    Fermeri: Hape, po ti këtë me farat jeshile mos e merr.