/SHQIPTARËT SHPALLEN KAMPlON PËR KOHËN QË SHPENZOJNË DUKE FOLUR PËR POLITIKË

SHQIPTARËT SHPALLEN KAMPlON PËR KOHËN QË SHPENZOJNË DUKE FOLUR PËR POLITIKË

Nuk është ndonjë lajm i ri, që shqiptarët “vdesin” që shumicën e kohës së tyre ta shpenzojnë duke folur për politikë.

Gjithsesi Eurobarometri, i publikuar së fundmi nga Komisioni Europian, tregon se ne jemi populli kampion në Europë dhe më gjerë për sa i përket përkushtimit për të debatuar për politikë. jep një panoramë të qartë.

Ajo që bien në sy mes qindra të dhënave që dalin në pah nga Eurobarometri, është dëshira e angazhim i madh i shqiptarëve për të diskutuar për politikën, gjë që lidhet fort edhe me situatën në të cilën ndodhet vendi.

Të pyetur se kur ulen për të biseduar me të afërt, apo miq a diskutojnë për çështje politike, më shumë se gjysma e shqiptarëve, ose më saktë 53% e tyre, i përgjigjen me shpeshherë, raporton Scan i cili i referohet raportit të KE.

Kjo është pa diskutim norma më e lartë në të gjithë kontinentin e vjetër, ku në analizë nuk merren vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe ato kandidate si dhe vendet e Efta-s.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja është mjaft e lehtë, me vetëm 1 pikë përqindje, por që sërish është tregues.

Me 23% të shqiptarëve që diskutojnë shpeshherë çështje që lidhen me politikën europiane, shqiptarët janë sërish në krye të listës, paçka se jo të parët.

Vetëm holandezët, Ukrainasit, danezët, turqit e gjermanët diskutojnë më shumë për politikën europiane mes tyre, se sa shqiptarët.

Pra, në të gjitha vendet e tjera europiane që nuk janë pjesë e kësaj liste, politika europiane është një çështje që diskutohet më pak se në Shqipëri.