Shqiptari i errësohen sytë nga xhelozia, krim i dyfishtë në Zyrih

    0
    365

    Shqiptari me nënshtetësi italiane, Danilo Nuzzo (38 vjeçar), rreth orës 14:30 ka qëlluar me armë bashkëshorten e tij, Irene Rizzo (35 vjeçare), në qendër të Zyrihut në Zvicër.

    Çifti me origjinë nga Shqipëria po jetonte prej kohësh në Zvicër dhe ishin prindër të dy vajzave. Ende nuk dihet shkaqet e tragjedisë, derisa dyshohet për tradhti. Gruaja ishte nëpunëse në një filial të bankës UBS dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht përpara godinës.

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur dje në Cyrih të Zvicrës, ku një shqiptar e ka vrarë së pari gruan e tij e pastaj edhe vetën.

    Siç raportojnë mediat atje, shqiptari me nënshtetësi italiane, Danilo Nuzzo (38 vjeçar), rreth orës 14:30 ka gjuajtur me armë bashkëshorten e tij po ashtu me nënshtetësi italiane, Irene Rizzo (35 vjeçare), në qendër të qytetit.

    Çifti me origjinë nga Shqipëria po jetonte prej kohësh në Zvicër dhe ishin prindër të dy vajzave, transmeton Indeksonline.

    Akoma nuk dihet shkaqet e tragjedisë, derisa dyshohet për tradhti. Gruaja ishte nëpunëse në një filial të bankës UBS dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht përpara godinës.

    Indeksonline ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes ku çifti shihet i shtrirë në tokë. Gruaja ka vdekur përpara hyrjes së bankës, ndërsa disa metra larg saj bashkëshorti i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

    Duket që burri i ka kaluar ditët e fundit në Itali dhe pikërisht një ditë përpara tragjedisë është kthyer në Zvicër. Policia e qytetit zviceran ka hapur një hetim për ngjarjen.

    Hetimet po udhëhiqen nga zyra e prokurorit publik atje dhe nga policia kantonale e Cyrihut.