Shqiptarja me thίkë në dorë tmerron fëmijët në një shkollë në Greqi: Do t’ju ha, do t’ju rrαh!

Një triller i jashtëzakonshëm u raportua mëngjesin e sotëm në Volos të Greqisë.

Një grua me origjinë nga Shqipëria me thikë në dorë, është futur në një shkollë të kësaj zone duke kërcënuar nxënësit.

Gruaja, një 42-vjeçare shqiptare, ka qenë në gjendje të rënduar dhe u ka bërtitur fëmijëve me fjalët “do t’ju ha, do t’ju rrah”.

Drejtoria e shkollës ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar 42-vjeçaren.

Gruaja përmendi diçka për një studente, por askush nuk e kuptonte se çfarë thoshte dhe çfarë donte të thoshte, teksa nuk ishte nënë e asnjë nxënësi në shkollë.

42-vjeçarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Dyshohet se nxënësit e shkollës po ngacmojnë një nga fëmijët e saj, por edhe atë, ndaj dhe ajo ka krijuar një ngjarje të frikshme në shkollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *