/Shqiptarja zgjidhet Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore

Shqiptarja zgjidhet Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore

“Arba Kokalari zgjidhet Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore. Në profilin e saj publik në rrjetet sociale ajo ka njoftuar se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin”, ka shkruar Majko në Facebook.

Arba Kokalari, 32 vjeç nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë. Kokalari, nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Alba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shka.tërrua nga sistemi kom.unistë.

Musine Kokalari, është ndër di.sidentet e para gra ndaj sistemit ko.munist që në vitin 46. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna pl.akë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arr.estua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gj.yqi e dë.noi me 20 vjet b.urg.

Në vitin 1961, e nxjerrin nga bu.rgu dhe e in.ternuan në Rrëshen për 22 vite të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, u së.mur me ka.ncer, dhe dy vjet më vonë u la.rgua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk ju dha as mundësia për tu k.uruar në spi.talin onko.logjik.