“Shteti i tretë me shqiptarë po përgatitet nga Amerika”

    0
    333

    Pas Shqipërisë dhe Kosovës, a mund të ketë një shtetë të tretë me shqiptarë?!

    Avokati i njohur Spartak Ngjela, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se Amerika po përgatitet për krijimin e shtetit të tretë.

    “Ka një shtet shqiptar të dytë në Ballkan, Kosova. Kemi një shtet të tretë që po përgatitet të jetë shqiptar, Maqedonia, që nuk e kemi përgatitur ne.

    Ka ardhur dhe i ka “thyer hundët” Brian Yee. Kemi edhe lëvizje anësore të pa rëndësishme që tregojnë për një vizion të ri amerikan për Ballkanin Perëndimor. Flitet që është interes primar i SHBA-ve. Politika është interes”, tha Ngjela.