SHTETl i ëndrrave! Kryeministrja e FinIandës tregon pse duhet punuar 4 ditë në javë me nga 6 orë

    0
    274

    Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, ka propozuar vendosjen e një orari pune fleksibël, për vetëm katër ditë në javë me nga gjashtë orë. Ajo është shprehur se mendon që njerëzit meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, me ata të cilët i duan dhe të merren me pasionet e tjera të jetës dhe me kulturën.

    Ndërkohë në Suedi dita e punës prej gjashtë orësh ka hyrë në fuqi qysh prej vitit 2015. Sanna Marin, Kryeministrja finlandeze, e cila cilësohet si më e reja në botë, kishte premtuar shkurtimin e ditëve dhe orëve të punës, qysh pas zgjedhjes së saj.

    Ky propozim vjen pasi momentalisht në Finlandë punojnë mesatarisht 30 orë në javë. Një ëndërr për shumë njerëz në vendin tonë të cilët mesatarisht punojnë 48 orë.

    Shteti me më pak orë pune në javë është Gjermania, me 26 orë mesatare. Me pak më shumë orë është Holanda, ku qytetarët e saj punojnë 28 orë, Luksemburgu, Austria dhe Franca me 29 orë.