Shtirej si manekinë, ρriste deri sa mbγlleshin dγqanet dhe “νërsulej”, grαbitjet sρektakolare të 22-vjeçarit që ‘çmendën’ rojet e sigurisë

Ka vjedhje e vjedhje… por ideja e këtij 22-vjeçari është sa komike aq edhe e padëgjuar më parë. Ngjarja ka ndodhur në disa qendra tregtare të Varshavës, ku i riu qëndronte jashtë dyqaneve pa lëvizur, duke imituar manekinë, dhe pasi të gjithë largoheshin dhe dyqanet mbylleshin, ai vidhte lirshëm.

Në një tjetër rast, sërish duke qëndruar si manekinë deri në mbyllje të dyqanit, ai është filmuar nga kamerat duke u futur në një dyqan rrobash ku ka ‘zhveshur’ një manekinë, dhe rrobat e tij i ka ndërruar me ato “akull të reja”.

foto galeri

Por në një tjetër formë vepronte për të vjedhur restorantet. Ai futej si klient, fshihej më pas deri në mbyllje të restorantit, dhe vidhte arkën.

Tentativa të bukura, por sigurisht që nuk kanë dhënë rezultatin që i riu ka pritur, pasi është pikasur nga rojet e sigurisë dhe më pas është vënë në pranga, duke rrezikuar deri në 10 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *