Shumë shpejt politikanët e përfshirë në tra.fikun e ar.mëve në Gërdec do të ndëshkohen: Berisha i t.merruar nga e kaluara

    0
    219

    Partia Socialiste paralajmëroi dje hetimin dhe nd.ëshkimin e politikanëve dhe pushtetarëve të përfshirë në tr.agjedinë e Gërdecit. Ishte zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, ai i cili përmes rrjeteve sociale lëshoi akuza shumë të forta për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarët e qeverisë së tij. Sipas Braçes, tr.agjedia e Gërdecit është një kr.im shtetëror sepse bëhej tr.afik ar.mësh dhe mun.icionesh me miratimin e Berishës.

    “Deri sa të ketë drejtësi, jo, mos e harro kurrë Gërdecin! Ishte dhe është kr.im i shtetit! Kurrkush nuk mund ta zhbëjë këtë, as vetë e as me prokurorët dhe as me gjykatësit e tij! Thelbi i Gërdecit ishte: Tr.afiku i ar.mëve dhe mun.icioneve! Demontimi ishte aktivitet plotësues, i qëllimtë, i legalizuar nga qeveria e Sali Berishës për të maksimizuar fitimet. Po e përsëris, thelbi ishte tr.afiku i ar.mëve!

    Nuk u hetua kurrë! Nuk guxoi kush ta hetonte! As tr.afikun, as qeverinë e Berishës, as ushtrinë e tij, as supertraflkantin që e njihnin farë mirë pas emrave të shumëfishtë në Ballkan, të gjithë në listën e zezë të tr.afikut! Tr.afiku i ar.mëve prodhoi Fabrikën e Vd.ekjes!”, tha Braçe. Sipas tij, dëshira për të fituar sa më shumë i shtyu politikanët dhe pushtetarët drejt krijimit të fabrikës së demontimit.

    “B.abëzia i bëri bashkë në Gërdec, donin maksimumin për vete, super-fitimet natyrisht dhe, e ngritën dhe e kontrolluan biznesin kr.iminal me familjarët e tyre! E zhvilluan atë biznes në k.afshëri të plotë, duke shf.rytëzuar gra e fëmijë, ju morën sh.pirtin aty! Janë po të njëjtët njerëz! Nuk kanë ikur kund! Janë mu këtu!”, deklaroi ai. Braçe theksoi se ndëshkimi për të përfshirët në këtë ngjarje nuk do të mungojë, ndërsa shtoi se Sali Berisha tm.errohet sa herë kthen kokën pas nga e shkuara.

    “Ky vend nuk do të jetë kurrë i drejtë, i ndershëm e në paqe, pa hetuar e ndëshkuar deri në fund, politikanët e pushtetarët e përfshirë në tr.afikun e ar.mëve e mun.icioneve nga Gërdeci. Atë dhe aty ku nuk hetua kurrë! Mos harroni, ata janë gjallë dhe në politikë. Nuk kanë ikur, janë po ata!

    Bëjnë sikur nuk kujtohen për sot, por e djeshmja i tm.erron! Sali Berisha i pari, në atë kohë e këtë kohë, ministrat e tij vendimmarrës në qeveri-përjashtuar dy kundërshtues të provuar e të zh.dukur prej tij nga PD; ministri i Mbrojtjes e Shefi i Ushtrisë pas tij, vendimmarrës e të përfshirë në këtë histori; Lulzim Basha anëtar i asaj qeverie e vendimmarrës edhe ky! Askush nga ata që u përfshinë në Gërdec nuk ka ikur”, tha Erjon Braçe.