Si neper filma, Kim Jong-un me makinë, 12 truproja e ndjekin me vrap (Video)

    0
    331

    Pak orë më parë u mbajt takimi historik mes liderëve të dy Koreve, Kim Jong- un i Veriut dhe koreano – jugori Moon Jae.

    Por përpos faktit se ky takim ka një rëndësi të madhe pasi nuk ndodhte që prej përfundimit të luftës mes dy vendeve, ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave botërore ishin truprojat e Kim Jong-un.

    Në përfundim të takimit lideri koreano-verior u largua me një limuzinë të zezë ndërsa 12 bodyguardë e ndiqnin makinën me vrap.

    Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që shkel në Korenë e Jugut, duke kaluar vijën ushtarake që ka ndarë gadishullin që prej fundit të Luftës Koreane, në vitin 1953.

    Në përfundim të ceremonive zyrtare, dy liderët u futën në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom, një ndërtesë ushtarake në zonën e çmilitarizuar në kufi, ku Kim Jong firmosi Librin e Miqve.

    Ky takim sjell edhe një erë të re mes dy koreve pasi në këtë mënyrë marrin fund edhe kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamorë./m.sh/noa.al/