Si neper filma,shqiptari i remben armen policit ne mes te gjykates ne Greqi dhe ….

    0
    267

    Një situate si ne filma eshte krijuar nga nje shtetas shqiptar i arrestuar në Gjykatën e Gytheio të Greqisë.

    Ai ka kërcënuar me armë ata që e kishin paditur ne sallen e gjyqit.

    Shqiptari përfitoi nga mungesa e vëmendjes dhe i mori armën një prej oficereve të policisë që kishte pranë dhe e kërcënoi të largohej.

    Në Gjykatë atë ditë ishte edhe djali 5-vjeçar i punonjëses së policisë.

    Me armë në dorë, 41-vjeçari iu afrua personit që e kishte paditur për shpifje dhe akuza të rreme dhe sipas dëshmitarëve, ai e shkrepi pistoletën, por ajo nuk punoi fatmirësisht.

    Mësohet se nga ky incident nuk pati asnjë të lënduar vetëm terror.

    Efektivët e policisë ndërhynë për t’i marrë armën dhe e arrestuan shqiptarin.

    Por mësohet se punonjësja e policisë të cilës ai i mori armën, humbi ndjenjat kur pa se 41-vjeçari iu afrua fëmijës së saj të mitur.

    Emri i shqiptarit nuk dihet. Por mediat greke shkruajnë se ai ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim të fëmijëve dhe kontrabandë te paligjshme.