/“Si reagojnë shqiptarët kur RTSH i jep 12 pikë Serbisë dhe Greqisë?” Moderatori i njohur shqiptar tregon çfarë i ndodhi

“Si reagojnë shqiptarët kur RTSH i jep 12 pikë Serbisë dhe Greqisë?” Moderatori i njohur shqiptar tregon çfarë i ndodhi

Moderatori i njohur televiziv dhe radiofonik në RTSH, Andri Xhahu, ka qenë i ftuar ditën e sotme për një intervestë në emisionin “Ditë e Re”.

Xhahu është mjaft i njohur për publikun edhe për pjesëmarjen e tij prej shumë vitesh në komentimin dhe dhënien e pikëve në Eurovizion për Shqipërinë.

Çdo vit dhënia e pikëve shkakton mjaft debat dhe komentohet gjatë dhe nga kritikët e muzikës.

Gjatë bisedës në studio Andri ka treguar se shpesh herë është paragjykuar nga qytetarët për dhënien e pikëve duke theksuar se nuk është ai që vendos për

pikët po një juri përkatëse e cila fokusohet te materiali muzikor dhe jo në marrëdhëniet politike që mund të kemi me vendet e tjera.

“Ajo që ngjall debat edhe pa patur qëllim në vetvete është kur japim 12 pikët sepse vlerësohet kënga. I jepet 12 pikë Greqisë, ka patur shumë raste kur shumë pikë i kemi dhënë Serbisë dhe të nesërme mua më shkruajnë

“Si nuk të vjen turp që i dhe 12 pikë Greqisë?”, sikur ja jap unë.

E para është një juri pastaj vlerësohet kënga nuk vlerësohen marrëdhëniet politike që ne kemi me Greqinë dhe Serbinë.”