/Si të FlTONl 250 mijë dollarë duke mbajtur gishtin në ekranin e smartfonit

Si të FlTONl 250 mijë dollarë duke mbajtur gishtin në ekranin e smartfonit

Kush nuk do të dëshironte që të pasurohej në mënyrë të shpejt dhe me pak lodhje?

Disa shpresojnë të fitojnë një lotari, të tjerë të fitojnë para në lojëra të ndryshme fati, ka edhe nga ata që “presin t’u bien paratë nga qielli”.

Së fundmi, një aplikacion ka reklamuar një mënyrë të shpejtë për të fituar para.

Bëhet fjalë për aplikacionin e quajtur Finger On The App, i cili ofron deri në 25 mijë USD për këdo që mund të mbajë gishtin më gjatë mbi ekranin e telefonit.

Në uebsajfaqen e aplikacionit thuhet:

Ju duhet të shkarkoni aplikacionin Finger On The App nga App Store (keqardhje për përdoruesit e Android). Në ditën e lojës, hapni aplikacionin përpara kohe për t’u përgatitur. Për të luajtur Finger On the App, vendosni gishtin në ekranin e telefonit tuaj dhe mbajeni aty për aq kohë sa të jetë e mundur. Herë pas here ne do t’ju kërkojnë të rrëshqisni gishtin në një lokacion specifik. Kush qëndron më gjatë, fiton! Kjo është e gjitha!

Zhvilluesit e aplikacionit kanë zbuluar se të gjithë ata që marrin pjesë në konkurs kanë mundësi të votojnë për çmimin përfundimtar të fituesit.

Çmimi përfundimtar i parave do të jetë numri mesatar i gjeneruar nga votat.

Nuk ka asnjë afat kohor përfundimtar në këtë lojë, kështu që mund të ketë njerëz që do të qëndrojnë për aq sa të jetë e mundur në mënyrë që të shpallen fitues.

Nëse merrni telefonata ose ndonjë gjë tjetër që ju largon nga loja, nuk ka asnjë mënyrë për t’u rikthyer dhe i gjithë qëndrimi juaj do të shkojë dëm.

Loja ka filluar më 30 qershor në orën 15:00.