Ndodh që drejtuesit e mjeteve të harrojnë në ndonjë rast çelësat brenda makinës, dhe ta mbyllin atë. Në këtë rast mendja shkon tek mekaniku, i cili mund të ta zgjidhë problemin.
Por edhe në këtë rast duhet të jetë mekaniku ai që vjen tek makina pasi, mungesa e çelësit e pamundëson lëvizjen e makinës.
Ose në të kundërt duhet të marrësh një karroatrec. Por ka edhe një “zgjidhje”, që e tregon një video në youtube.
Mjafton një truk i thjeshtë për disa sekonda, pak shkathtësi, dhe dera e makinës hapet. Video të tilla, me truke interesante për çdo lloj problemi ka disa.
Por a tregon kjo video edhe, “sesa lehtë mund të vjedhë dikush makinën tuaj?!”.