Si të keni internet të shpejtë në shtëpi, këto mënyra janë vërtetë efikase

    0
    520

    Të gjithë jemi bërë të varur nga interneti. Shumica prej nesh ndihemi të humbur pa internet.

    Problemet me internet të ngadalshëm mund të jenë me të vërtetë nervozuese, kjo pasi sot interneti përdoret jo vetëm për komunikim por edhe për biznes.

    Sot ka një numër pajisjesh që varen në Wi-Fi, si celularët, tabletët dhe laptopët.

    Ristartimi i modemit nuk ju ndihmon për ta rritur shpejtësinë, por ekzistojnë disa mënyra që përmirësojnë shpejtësinë tuaj të internetit për të paktën tri herë më shumë.

    Këto janë disa mënyra:

    Mos e mbani modemin afër objekteve metalike ose elektrike

    Frigoriferi ose mikrovala mund të ngadalësojë shpejtësinë e çdo modemi duke penguar sinjalin e tij. Nuk duhet ta vendosni modemin afër ndonjë objekti të tillë. Mënyra më e mirë e vendosjes së tij është pranë laptopit apo kompjuterit tuaj.

    Mbajeni modemin në një pozitë të përshtatshme

    Modemi juaj i wireless-it duhet të vendoset të paktën 1 metër larg nga toka. Kjo bën që sinjalet të shpërndahen në një zonë më të gjerë dhe ndikon që ata të mos bllokohen nga toka.

    Mbajeni modemin të pastër

    Pluhuri është një faktor tjetër që ngadalëson shpejtësinë e internetit. Mënyra më e mirë për të evituar pluhurin është ta vendosni modemi në një vend të izoluar, një qosh që nuk vizitohet nga anëtarët e familjes. Pastrojeni atë tri herë në javë pasi kjo do të ndikojë shumë në rritjen e shpejtësisë së internetit.

    Vendoseni modemin në dhomën ku punoni me internet

    Muret absorbojnë energji dhe nëse modemi juaj është i vendosur në një dhomë larg nga dhoma ku punoni me internet, atëherë shpejtësia e tij do të jetë e vogël. Gjithmonë sigurohuni që modemi të jetë në të njëjtën dhomë ku punoni.