Si të përgatisni byrek grek

    0
    827

    Një mënyrë ndryshe e përgatitjes së byrekut me disa përbërës të thjeshtë. Përgatiteni dhe nuk do të zhgënjeheni nga shija e mrekullueshme.

    Përbërësit:

    200 gr spinaq
    175 gr domate të thara (të përziera me vaj)
    100 gr djathë
    2 vezë
    250 gr petë të gatshme
    Vaj

    Përgatitja:

    Vendosni spinaqin në një tigan të madh, shtoni pak ujë në të dhe vendoseni në zjarr të ziejë për disa minuta. Më pas, largojeni nga zjarri, kullojini ujin e tepërt me anë të një kullese dhe më pas prejeni në copa të vogla.
    Më pas, prejini domatet gjithashtu në copa të vogla dhe vendosini në një tas së bashku me spinaqin.

    Shtoni në të vezën, djathin dhe përziejini mirë përbërësit.
    Merrni një enë për pjekje të rrumbullakët dhe vendosni mbi të disa petë dhe pak nga masa e përgatitur me spinaq. Përsëriteni procesin derisa të keni shtruar 3 shtresa me spinaq.

    Në fund, shtoni petët e mbetura, mblidhini petët anësore dhe lyejeni sipërfaqen e tyre me pak vaj.
    Vendoseni byrekun në furrë të piqet për rreth 30 minuta në temperaturë 180 gradë Celcius.