Si u grabit supermarketi në Tiranë, tre autorët e maskuar u filmuan duke…

    0
    244

    Tre persona të maskuar kanë grabitur dje kasafortën e një supermarketi në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë.

    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, te kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”.

    Burime nga Policia thanë se 3 personat e dyshuar, që ende nuk janë identifikuar, kanë thyer xhamat e supermarketit duke përdorur mjete të forta.

    Më pas janë futur brenda dhe kanë marrë kasafortën me para, si dhe disa mallra të ndryshme.

    Autorët e maskuar shfaqen në kameran e sigurisë duke zhvendosur kasafortën dhe mallrat nga supermarketi në drejtim të një makine që kishin parkuar aty pranë. Më pas ata shihen duke u larguar me shpejtësi.

    Shërbimet e Komisariatit nr.2 kanë mbërritur në vendngjarje fill pas sinjalizimeve të banorëve të zonës, të cilët kanë dëgjuar sinjalin e alarmit, menjëherë i aktivizuar pas thyerjes së xhamave.

    Deri më tani, Policia nuk ka të dhëna se sa ka qenë shumë e parave të grabitura, si dhe nuk ka ndonjë person konkret të dyshuar për ngjarjen.

    Burimet thanë se janë shoqëruar disa persona si të dyshuar, por pas verifikimeve ata janë lënë të lirë.

    Ndërkohë, hetimet vazhdojnë ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    s.a./dita