SI U ZHDUKËN GREKËT E VJETËR,QIPRO E BANUAR NGA SHQIPTARËT QË NGA SHEKULLI I KATËRT

0
255

Historiografia tradicionale ka mbështetur gjithmonë idenë se shfaqjet e para të elementit shqiptar, veçanërisht në Thesali, kishin ndodhur rreth shekujve XIII­të dhe XIV­të, deri në momentin kur në vitin 1830, teoria e një historiani tirolez si Fallmerayer shkaktoi diskutime sidomos në mjediset e dijetarëve filo­helenë.

Nga Vincenzino Ducas Angeli Vaçaro*

Në sajë të studimeve të dijetarëve të njohur francezë, gjermanë dhe veçanërisht grekë, shumë nga aspektet e errëta të historisë së Greqisë mesjetare, në fund të shekullit të XIX­të, patën denjësisht një shkëlqim të papritur. Baza e punës së tyre, që nevojitet të kujtohen në menyre specifike, ishin të dhënat e marra nëpërmjet lajmeve lokale – pjesërisht të humbura gjatë pushtimit turk – dhe nga dokumentat monumentale të ofruara nga arkivat venedikase, spanjolle, frënge e pjesërisht edhe italiane.

Dorëshkrimi origjinal i “Kronikave të Qipros” i gjendur në Oksford të Anglisë, u botua në 1882 nga “L’Ecole des Langues Orientales Vivantes” dhe teksti në gjuhën greke u redaktua nga Emmanuel Miller dhe Kostantinos Sathas. Historiografia tradicionale ka mbështetur gjithmonë idenë se shfaqjet e para të elementit shqiptar, veçanërisht në Thesali, kishin ndodhur rreth shekujve XIII­të dhe XIV­të, deri në momentin kur në vitin 1830, teoria e një historiani tirolez si Fallmerayer shkaktoi diskutime sidomos në mjediset e dijetarëve filo­helenë. Historiani Fallmerayer me zell të tepruar deklaroi se elementi i lashtë grek u shkatërrua plotësisht nga pushtimi i sllavëve dhe se pas zhdukjes territori gjeografik i Greqisë u ripopullua pothuajse nga ana e tyre.

Por sipas Sathas ishulli i Qipros asnjëherë nuk u shkel e nuk u pushtua nga sllavët, me përjashtim, vetëm nëse në deklaratën e tij, Fallmerayer, me shkatërrimin e ishullit ka dashur të nënkuptojë edhe shkatërrimin e elementit grek në përgjithsi. Sathas shkencërisht ka provuar se këta pseudo­sllavë nuk ishin gjë tjetër veçse Shqiptarë dhe se bizantinët, nga injoranca, i ngatërruan gabimisht me këtë popull të lashtë. Kundërvënia objektive e Sathas ka treguar pavlefshmërinë e teorive të historianit tirolez, duke i nxjerrë thjesht si një fantazi në të cilat mungojnë dëshmitë kulturore, të gjuhës dhe të zakoneve.

Në librin “Kronikat e Qipros” në vëllimin e parë në faqen 16, Macheras shkruan: “Shqiptarët u vendosën në ishull rreth shekullit të IV­ërt, duke formuar një kastë më vehte që ende ekziston”.

Sathas vazhdon me kundërshtimin e tij duke u shprehur: “Konsiderohet e pabesueshme dhe e pamundur të mbrohet çfarëdolloj teorie e pushtimit sllav në Greqi, sidomos duke njohur faktin e pranisë së theksuar të shqiptarëve në Greqine moderne si dhe ndikimin që ka ushtruar gjuha shqipe në atë greke.

Zgjidhja e kësaj çështje – vazhdon Sathas – do të na mundësojë të kuptojmë deri në çfarë mase gjuha shqipe ka ndikuar në të folurën qipriote dhe në atë greke në përgjithsi”. Fallmerayer, thellësisht i trazuar nga kritika dhe i irrituar nga teoria e tij e pabazë, në vitin 1836 vendosi të udhëtojë personalisht për në Greqi i shoqëruar nga Konti rus Aleksandër Tolstoy.

Pas mbërritjes në More i bëri thellësisht përshtypje prania mbizotëruese e gjuhës shqipe aq sa më pas do të shkruaj: “E gjith Morea është e stërmbushur nga e folura shqipe”. Në të njëjtin vit, 1836, në parathënien e vëllimit të dytë të “Geschichte” do të shprehet: “Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek”. Kështu që, edhe pse i përshkuar nga racizmi anti­helen, sipas të gjitha gjasave ai e hodhi poshtë teorinë e tij. Tezat e sigurta të Sathas konfirmohen nga një udhëtar anglez, Simon Simeoni, që vizitoi Greqinë në vitin 1322 e i cili ka lënë një përshkrim interesant mbi banorët e Greqisë së atëhershme – grekët dhe shqiptarët –, në lidhje me stilin e tyre të jetës që ishte i ndryshëm nga ajo e fqinjëve sllavë. Jo vetëm kostumet por edhe kapelet, pelerinat si dhe forma e kokës së këtyre dy popujve të afërm që i përkisnin të njëjtës fe (të krishterë ortodoksë) ndryshonin nga ajo e sllavëve.

Simeoni shkruan: “Sclavi enim sunt Boemis in lingua multum conformes…Albania est provincia inter Sclavoniam (Illyria) et Romaniam (Grecia), per se linguam habens…Ipsi enim Albanenses schismatici sunt, Graecorum utentes ritu, et eisdem habitu et gestu in omnibus conformes.” Në “Kronikat e Qipros” autori Macheras do të theksojë, ashtu siç është lartëpërmendur, faktin se shqiptarët pasi mbërritën në ishull në shekullin e IV­ërt arritën shumë shpejt të krijojnë një kastë të tyren, duke detyruar pjesën me të madhe të popullatës së ishullit të adoptonte traditat dhe zakonet shqiptare.

Ndërsa Sathas shkruan në parathënien e Kronikave se ndikimi shqiptar ishte i tille saqë u shtri deri edhe në të folurën e lashtë të Qipros. Ngulimet para­mesjetare të shqiptarëve në Greqi, të njohura si fiset e lashta nga vendasit, janë shqiptarët e Argolis, sot tashmë të helenizuar në masë të madhe e të quajtur ndryshe “ata të ishullit Dano­Danoa­ Danaoi”. Një tjetër fis i lashtë u vendosë në malet Trifilia (Eparkia e Trifilisë) e njohur me nofkën Drèdes (luftëtarë trima). Një fis i lashtë shqiptar në Taiageto tashmë është asimiluar e shuar dhe është identifikuar nga Constantine Porphyrogenitus me emrin “Milligoi”.