Si zbukurohen varrezat e mafiozëve rusë, me makina, bizhuteri dhe pije luksi

    0
    434

    Gangsterët rusë njihen për historitë e tyre në vitet ’90 kur jetonin në luks dhe kishin histori ku demonstronin veset e këqija.

    Ata bënin një jetë “pashallarësh” duke shpenzuar para për çdo gjë dhe duke blerë ç’u pëlqente syri, nga makinat, bizhuteritë por edhe duke konsumuar pije shumë të shtrenjta.

    Në vitet kur të tjerët mezi përballonin një Lada, ata shëtisnin me Mercedes e Volvo.

    Mirëpo këta gangsterë nuk jetonin dot shumë gjatë dhe vdisnin të gjithë shumë shpejt.

    Bëhet fjalë për vitet e para pas rënies së Bashkimit Sovjetik kur grupet mafioze në Rusi u përhapën shpejt.

    Atyre nuk u mungoi luksi në tokë dhe familjarët u siguruan që të mos u mungonin as për në banesën e fundit.

    Kjo pasi në varrezat e qytetit Yekaterinburg, mafiozët menduan të ngrenë pllaka mermeri me përmasat e miqve të tyre, duke i gdhendur aty bashkë me makinat, bizhuteritë dhe pijet e shtrenjta që konsumonin.

    Kjo u sigurua normalisht nga njerëzit që i donin më shumë. Në galerinë e mëposhtme mund të shihni varrezat e tyre të mbushura me luks