Arjani dhe Sindi vazhdojnë të jenë në luftë me njëri- tjetrin. Kujtojmë se të hënën mes tyre pati një sherr shumë të madh, aq sa degradoi. Sindi u çua në këmbë për të marrë vëmendjen e të gjithëve dhe përpara se të deklarohej vetëm për Muratin, kishte dy fjalë për të tjerët.
Ajo tha se Arjani kishte thënë të enjten nën zë “hiqjani bateritë kësaj”. Arjani e pranoi këtë gjë dhe tha se ka qenë batutë. Gjithashtu ai u përplas me Sindin dhe e ofendoi duke u shprehur se ai që do e zgjedhë atë për partnere do të jetë fatkeq.
Arjani i bëri thirrje edhe Muratit që të kërkojë në vajzë të mirë, sepse ai nuk meriton dikë si Sindi. Opinonisti u shpreh se Sindi ka çekuilibër nervor dhe se para të futej në emision duhej të kishte bërë një vizitë tek psikologu.
Gjithashtu, Ariani ndau pak më parë në Instagran një film të cilin ia përmendi edhe Sindit në emision. “Ju këshilloj të shihni një super film. Gra në prag të një krize nervore”. Nga regjisori Pedro Almodovar (çmim Oscar)”- shkroi ai, si thumb për Sindin.

Sindi nuk ia përtoi, më këngën “Nallane” të Flori Mumajesit, ajo ka bërë një video, ku këndon fjalët: “Kur u bone ti me më dho leksione”, duke dyshuar se janë thumb për Arjanin.