Skαndal i madh/ Zbulοhet ngjαrja e rëndë, qytetarëve u bëhej tampοn i përdοrur, si u zbuluα? Detaje trοnditëse
Një skandal i vërtetë është shënuar nga një kompani farmaceutike indoneziane, pasi për katër muaj përdornin për testim tamponë të përdorur.
Disa punonjës të kësaj kompanie janë arrestuar pasi dyshohet se kanë ripaketuar tamponët.
Rreth 9.000 pasagjerë të linjave ajrore në Indonezi janë testuar për Covid-19 duke përdorur këto tampon. Ky mashtrim ka sjellë mijëra dollarë fitim te autorët.
Sipas policisë, ky mashtrim është bërë për 4 muaj rresht, ndërsa autoritetet po hetojnë numrin e viktimave të prekura nga tamponët e ripërdorur.
Pas aknesave nga pasagjerët të cilët rezultonin pozitiv te testi që u bëhej në aeroport policia dërgoi një oficer të veshur civil për t’u paraqitur si pasagjer.
Kur ai mori rezultat pozitiv të testit, policia menjëherë filloi me investigimin nga ku doli në pah mashtrimi i madh i bërë nga kompania.