/SkandaI! Kamera kap vajzën duke dhënë para te “Shefqet Ndroqi”,

SkandaI! Kamera kap vajzën duke dhënë para te “Shefqet Ndroqi”,

Situata te spitaIi “Shefqet Nroqi” ku ndodhen të shtruar rreth 200 pa cientë me k orona, paraqitet tepër e rëndë.

Për gazetarët e shumtë që ndodhen në ambientet e jashtme, familjarët e pacientëve kanë “lumë” ankesash. Së fundmi, një qytetar denoncon korrupsinin me infermierët, ai thotë për kamerën e “TemaTv” se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.

E në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e re spiratorit.

“Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro”, thotë ai.

E ndërsa kamera filmon, në derën e spitaIit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme.

Ashtu siç aludon kronika në fjalë “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

Ndiqni pamjet:https://streamable.com/e/1lo9of