Zbulohen detaje të reja rreth nismës së fundit të kupolës politike të Tiranës për të siguruar familjet dhe banesat e tyre edhe pas largimit nga pushteti përballë zemërimit të shqiptarëve
Teksa shqiptarët prisnin që me ngritjen dhe konsolidimin e drejtësisë së re të sekuestrohej vila me vlerë miliona euro e Ilir Metës në Gjin e Lalëzit, po ndodh ajo që nuk pritej.
Edi Rama ka vendosur që vila e Metës në fshatin turistik të bosëve, simbol i korrupsionit dhe krimit elitar në Shqipëri, të mbrohet nga Garda e Republikës deri në vitin 2025.
Nga garda do të ruhen edhe çdo banesë tjetër ku fle dhe akomodohet Monika Kryemadhi me fëmijët. Nga garda do ruhen edhe bunkeri i Ramës në Surrel dhe shtëpitë ku akomodohet Gramoz Ruçi dhe familjarët e tij.
Kjo është vetëm një pjesë nga privilegjet që kokat e politikës shqiptare kanë vendosur për veten e tyre me anë të një ligji të ri për Gardën e Republikës.
Ligji konfirmon qartë se kokat e politikës dhe shtetit shqiptar, të cilët ka 30 vite që sundojnë dhe vjedhin vendin, kanë nisur të mendojnë për sigurinë e tyre pas largimit nga pushteti, për t’u mbrojtur nga zemërimi në rritje i popullit, çka u pa edhe në protestat e fundit