/S’kish si te ishte ndryshe,dalin pamjet e super viles se Fatmir Hysenbelliut

S’kish si te ishte ndryshe,dalin pamjet e super viles se Fatmir Hysenbelliut

Fatmir Hysenbelliu është një ndër personazhet më të komentuara të shoëbizzit shqiptar, është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, i cili ka një numër të madh ndjekësish dhe padyshim që jeta e tij luksoze dhe postimet e shumta tërheqin gjithmonë vëmendjen e fansave.

Shpesh ai na ka prezantuar shtëpinë e tij e cila është në katin e fundit të një ndërtese, ku me anë të disa fotove dhe videove që ai poston në llogaritë e tij sociale na ka treguar se ka palester personale, ka pishinë personale, por asnjëhere nuk i kemi parë të plota pamjet e shtëpisë së tij.

Së fundmi, Fatmiri ka dhënë një intervistë për “Revistën Who” e cila ka siguruar gjithashtu dhe disa pamje nga apar.tamenti luksoz. Siç ka rrëfyer Fatmiri me pjesën më të madhe të arredimit modern është marrë arkitekti, por më shumicën e detajeve është marr ai vetë.
Për të gjithë ata që janë kurioz të dine se sa i ka kushtuar atij kjo shtëpi, “Revista Who” ka bërë një përllogaritje dhe ka arritur në konkluzionin se shtëpia e biznesmenit kap vlerën e 20 milionë $, duke përfshirë këtu edhe hapësirat e përbashkëta që ka me të motrën dhe prindërit.