/Sokol Cikalleshi i pandaIshëm,BOMBERl shqiptar shënon dopietë për 7 minuta në Turqi(Video)

Sokol Cikalleshi i pandaIshëm,BOMBERl shqiptar shënon dopietë për 7 minuta në Turqi(Video)

Sokol Cikalleshi nuk di të ndalet. Pas dy golave me Kombëtaren ndaj Francës dhe Islandës, kavajasi shënoi edhe dy herë të tjera, ndaj Menemen dhe Hataisport, në ligën e dytë turke, teksa aktivizohet me Akhisarsporin.

Ditën e sotme, Cikalleshi ka shënuar edhe dy herë të tjera, në sfidën që luhet për javën e 6-të në Turqi. Në transfertë ndaj Karagumruk, Akhisari zhbllokoi shifrat në minutën 18-të me Celenk, ndërkohë që në minutat 22 dhe 29, ishte radha e bomberit shqiptar, për të shënuar dy herë, e për të vendosur në “kasafortë” fitoren e ekipit të tij.

cikalleshi goli i pare on Vidne