/SONDAZHI/ A do të votoni nesër? Ja si përgjigjen shumica e shqiptarëve

SONDAZHI/ A do të votoni nesër? Ja si përgjigjen shumica e shqiptarëve

Teksa na ndajnë më pak se 24 orë nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ka ende shumë pikëpyetje nëse këto zgjedhje do të zhvillohen, mbi të gjitha paqësisht, apo do të kemi konflikte.

Për këto arsye, por jo vetëm, shumë qytetarë stepen që të votojnë, të tjerë nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje ku nuk është opozita, e shumë arsye të tjera. Po a janë gati qytetarët që të votojnë ditën e nesërme të 30 Qershorit?

/Shqipëriaime zhilloi një sondazh tek i cili votuan rreth 10 mijë qytetarë me ‘PO’ ose ‘JO’, lidhur me pyetjen a do të votojnë ditën e nesërme. Rezultati nuk rezultoi aspak i ngushtë, të paktën deri tani. Kjo për faktin se nga 10 mijë qytetarë, plot 60% (rreth 5900 persona) nuk e kanë në mend të shkojnë të votojnë nesër, e ndërsa vetëm 40% (rreth 4000 persona) e tyre janë gati të shkojnë të votojnë.

Por kwto nuk duken shifrat pwrfundimtare, pasi sondazhi vijon tw mbetet ende i hapur, e ndërsa sesi do të vijojë gjendja reale e votimeve, mbetet për t’u parë gjatë ditës së nesërme./Shqipëriaime

https://www.facebook.com/SHQIPERIA.IME.2010/posts/2787322857962919