/Sondazhi! PS apo PD? Ja kush fiton bindshëm në Tiranë nëse do të mbaheshĺn zgjedhjet sot

Sondazhi! PS apo PD? Ja kush fiton bindshëm në Tiranë nëse do të mbaheshĺn zgjedhjet sot

Nga sondazhi i publikuar nga Instituti Piepoli në Report Tv rezulton e njëjta matje opinioni në datë 7 prill, të paktën për 3 forcat më të rëndësishme politike.

Nëse sot do të votohej në Qarkun e Tiranës, për Partinë Socialiste do të votonin 49-53%, shifër kjo e përkthyer në 18-20 mandate deputetësh.

Në këtë mënyrë PS do të ruante rezultatin e vitit 2017, duke pretenduar një rritje me 2 deputetë.

Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim do të votonin 36-40% ose 12-14 mandate.

Sa i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI do të merrte 4-8% të votave, ose 1-3 mandate.

Ndërkohë në zgjedhjet e vitit 2017 LSI ka fituar në 5 mandate me një përqindje votash gati 13.45%.

Të vetmet që kanë lëvizur krahasuar me sondazhin e para 11 ditëve janë partitë e vogla. Konkretisht në këtë sondazh të ditës së sotme, PSD ka një rritje me 1 pikë përqindjeje duke shkuar në 0-2%.

Ndërkohë që surpriza është Nisma Thurje, e cila do të merrte 1-3% të votave ose përkthyer në mandate 0-1 mandate.

Në garë për mandat në kryeqytet është edhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit e cila nëse do të votohej sot do të merrte 0-2% të votave.