Sot është ditë e shenjtë për shqiptarët/ Ata luten për shëndet dhe begati: O zot bëj të mira për ne
Të shumtë ishin besimtarët që u ngjitën në Kishën e Shna Ndout të Laç në martën e dytë të pelegrinazhit të 13 të martave.
Janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme por janë të devotshëm në Kishën e Shna Ndout pasi besojnë në mrekullitë e saj.
Në vendin e cilësuar të shenjtë kërkojnë shërim. Luten për shëndet, harmoni e begati.
Pelegrinazhi kulmon më 13 Qershor, ndërsa përgjatë 13 të martave Kisha e Shna Ndout vizitohet nga mijDora pelegrinë.