Spahiu del me paralajmërimin ‘bombë’: Duroni dhe pak muaj dhe zhurma e shpërthimit do jetë më shurdhuese se Gërdeci apo Bejruti

0
211

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagimin të fortë për situatën politike në vend. Sipas tij opozita është e përçarë pasi PD nuk i do ndryshimet kushtetuese ndërsa Ilirit dhe Monikës i interesojnë.

Jo vetëm kaq, por Spahiu paralajmëron se krismat do t’i dëgjojmë pas 8 muajsh dhe do të jenë më të forta se shpërthimi në Gërdec apo në Bejrut.

Postimi i plotë:

“Kryetari dhe gomari

Vetëm po të kaloni mbi trupin e Lul Bashës, do mund ta ndryshoni Kushtetutën.

Kjo është barcaleta që këto kohë qesh çdo kush në tavolina, sa herë që Zoti Luli kërcënon që diçka nuk do ndodh.

Po, u betua Luli, gjithmon ndodh e kundërta.

Kushtetuta ka 7 ditë që është ndryshuar dhe opozita nuk ka nxjerr dot as 7 veta në protesta.

Por a e dini pse ajo nuk doli në shesh për të kundërshtuar:

– sepse ajo nuk ka më asnjë bashki nën kontrroll, me paratë dhe punonjësit e së cilave mbushte sheshet. Bashkia e Kamzës, Lezhës, Vorës, Shkodrës, Tropojës, Kuksit, etj nuk drejtohen nga kryetar demokrat që të mbushin autobusët me stafin e bashkive dhe ti nisin ata me sufllaqe drejt Tiranës.

– sepse dega e Partisë Demokratike për Tiranën është inegzistente

– sepse opozita u përpoq të protestoj për Teatrin dhe nuk mblodhi as 500 veta

– sepse protesta e fundit e opozitës ka qenë në 30 qershor 2019 dhe ka më shumë se 1 vit pa protesta

– sepse askush nuk beson më Lulzim Bashën që mund filloj një kauzë dhe nuk e tradhëton rrugës

– sepse as ndërkombëtarët nuk mbështesin protestat me lider të korruptuar dhe në mënyrë të dhunshme

– sepse Kushtetuta u ndryshua por u me lista të hapura i miratua dhe opozita nuk mund protestoj kundër popullit i cili kërkon të zgjedh deputetë dhe jo ti emëroj kryetari.

– sepse nga ndryshumet kushtetuese nuk doli ajo çfarë gënjeu Zoti Luli, që koalicionet nuk do lejoheshin. Përkundrazi, koalicionet do lejohen si në gjithë Europën me një listë unikehttps://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?client=ca-pub-4949125196392759&output=html&h=343&slotname=9993924142&adk=40462473&adf=2631526893&w=412&rafmt=1&psa=1&guci=2.2.0.0.2.2.0.0&format=412×343&url=https%3A%2F%2Fwww.poezidashurie.net%2Flovepoems%2F&flash=0&fwr=1&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&adsid=ChEI8Pez-QUQ44aQhd-91bDWARJMAI-2h38vAwqdfLsMrlCYUQa4E1nrX_7MOM4L8RwFjoCQnBD9ejLB-dC_iFnPkmQ5a-Svc5LVCRCw2grhZDxViR2ugEnhZyNY3SpD4w&dt=1596867869191&bpp=37&bdt=892&idt=464&shv=r20200805&cbv=r20190131&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3Da2c7494cf127b5d3%3AT%3D1596867303%3AS%3DALNI_MZiqQx8uWTGfQtPuSQfwGBdtoogyg&correlator=7839600152589&frm=20&pv=2&ga_vid=621609939.1596867301&ga_sid=1596867870&ga_hid=45286201&ga_fc=1&iag=0&icsg=584355&dssz=30&mdo=0&mso=0&u_tz=120&u_his=1&u_java=0&u_h=892&u_w=412&u_ah=892&u_aw=412&u_cd=24&u_nplug=0&u_nmime=0&adx=0&ady=2247&biw=412&bih=756&scr_x=0&scr_y=0&eid=42530557%2C42530559%2C21066898%2C21066973&oid=3&pvsid=1377419294405663&pem=725&ref=https%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&loc=https%3A%2F%2Fwww.lajme.al%2Fspahiu-del-me-paralajmerimin-bombe-duroni-dhe-pak-muaj-dhe-zhurma-e-shperthimit-do-jete-me-shurdhuese-se-gerdeci-apo-bejruti%2F%3Ffbclid%3DIwAR02RzkIfZvOk7ZbWN-_2eim0qHfaVBjqPgDkkv5GFw4e9_LGaxkoNA_PHQ&rx=0&eae=0&fc=900&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C412%2C0%2C412%2C756%2C515%2C945&vis=1&rsz=%7C%7CEebr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=9344&bc=31&jar=2020-08-08-06&ifi=1&uci=a!1&btvi=1&fsb=1&xpc=omfMpYiXlL&p=https%3A//www.lajme.al&dtd=500

– sepse opozita është e përçarë nga kjo kauzë pasi LSI përfiton 40 emra në listën unike prej 140 kandidat të opozitës,

– sepse Partia Demokratike nuk ka moral të kundërshtoj ndryshimet kushtetuese të njëanshme pasi ajo i ndryshoj me Berishën sistemin zgjedhore për 24 orë në 2008 duke detyruar Ilir Metën dhe 20 deputet opozitës atëhershme të bllokoj parlamentin me grevë urie.

– sepse në thelb Monika dhe Iliri janë dakort me ndryshimit Kushtetuese sepse do përfitojnë dy fishin e PD.

Opizita sot është e ndëshkuar të vuaj të njëjtën arogancë pushteti me të cilën ajo u soll 10 vjet më parë.

Nëse e gris kushtetutën për interesat e kryetarit, atëhere do paguash të njëjtin haraç.

10 vjet më parë Berisha ndryshoi sistemin zgjedhore dhe Kushtetutën sepse i plasi Gërdeci. Sot Partia Demokratike duhet të duroj ndryshimet kushtetuese jo se plasi depo në Bejrut por sepse duhet duroj formulën e “Gërdecit” koalicioneve ku sipas lighit dhe rezultatit zgjedhjeve 2017, nga lista me 140 deputet, do i duhet 65 emra ti marr nga “Opozita e Bashkuar”, pavarësisht se Luli po nxiton të publikoj 2000 propozime pa përmendur asnjë emër apo kandidat aleatësh.

Në fund do i plasi “Gërdeci” kur:

– Komisioni Nishani, Rruli, Mustafaj do u duhet që gjysmën e listës ta qethin oër aleatët e koalicionit.

– Kur 1940 emra të propozuar nga baza ta shohin veten në koshin e plehrave të SHQUP sepse do u duhet tu ndrrohen emrat me gjimnazisteve që vendos Monika në lista.

Duroni dhe pak muaj, dhe zhurma e shpërthimit të listave do jetë më shurdhuese se Gërdeci apo Bejruti.

Prandaj, askush nuk mendon të protestoj se jo vetëm që nuk u shkon askush prapa, por mund të ndodh të shqyhen për listat që tek “Ura e Lanës”, pa mbërritur turma tek Kryeministria.

Duroni 8 muaj, dhe do i dëgjoni krismat….

Nga Kreshnik Spahiu” – ka shkruar Spahiu.