Lajme

SPAK e Gjykαta Speciale nuk duhet ta lejοjnë Fatmir Mediun, të shijojë mandatin e katërt pas trαgjedisë së Gërdecίt

Konkretizohet besimi i dhënë nga SHBA për drejtësinë e re, e cila ka rihapur pas 13-vitesh të mbyllur, dosjen e këtij bzines-krimi shtetëror e familjar, të mbrojtur me letra e heshjte edhe prej klanit “Rilindja”

Provë besimi te drejtësia e re, përcjellë shpesh nga Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim te shqiptarët; është vendimi i SPAK, për të rihapur hetimin e dosjes së Gërdecit, duke ri-pranuar kallëzimin penal të Zamira Durdës, kundër Fatmir Mediut.

Ish-ministri i Gërdecit, do të jetë përballë “çekiçit” të drejtësisë së re, pas 13- vitesh nga ajo tragjedi, me 26 jetë të humbura në biznesin e demontim-trafikut të municioneve, me përfitues familjarët dhe klanin e Sali Berishës.

Kjo dosje, u pastrua dhe u mbyll pa krim, me kartonët e parlamentit e më pas, nga prokurorë dhe gjyqtarë shërbestarë të mafies politike; të cilët bënë disa dënime simbolike, pa shkuar te “kokat” që urdhëruan, lejuan dhe shfrytëzuan biznesin në Gërdec.

Dihet, që Fatmir Mediu u la i lirë e i paprekur nga drejtësia, jo se nuk kishte lidhje me aktivitetin e Gërdecit, por sepse fijet e urdhërave të tij, shkonin te familja “Berisha” e klane të fuqishme trafiqesh.

Prandaj nuk u çuditën shqiptarët, kur panë se pas tragjedisë që vrau 26 njerëz e shkaktoi mbi 1 miliardë Euro dëme e dëshmpërblime me taksa publike; Fatmir Mediu nuk u çua para drejtësisë e në qeli, por u gradua në tjetër ministri me pasuri, licensa e miliarda lekë buxhet.


SPAK, ka bërë të ditur, se do ta rikthejë nga e para këtë proces të mbyllur e të lënë në harresë, duke nisur me hetimin e veprimeve dhe mos veprimeve të Mediut si ish-ministër i Mbrojtjes, në raport me ligjshmërinë dhe adminstratorët e biznesit mafioz të Gërdecit.

Sot, pas 13-vitesh nga ajo tragjedi, Sali Berisha i ka dhënë Fatmir Mediut si vazhdim “shpërblimi”; mandatin e katërt radhazi për deputet nga lista e PD-së e nuk do ishte çudi, që nëse PD-LSI do kishin marrë pushtetin, Mediu do ishte bërë përsëri ministër.

Tashmë, mbështetur në provat e Gërdecit, SPAK dhe Gjykata Speciale, kanë detyrimin ligjor e moral para familjarëve të viktimave e mbarë shqiptarëve; të mos e lejojnë Fatmir Mediun, të shijojë edhe mandatin e katërt të deputetit, dhënë në këto 13-vite pas asaj tragjedie./Pamfleti