/SPAK TRONDlT m afian politiko-mediatike, hap dosjen e v rasjes së Artan Santos, Adriatik Llalla sabotoi HETlMR

SPAK TRONDlT m afian politiko-mediatike, hap dosjen e v rasjes së Artan Santos, Adriatik Llalla sabotoi HETlMR

Njerëz të fuqishëm të politikës, medias dhe kokainës dyshohen se fshihen pas eleminimit të bosit të bankave dhe medias Artan Santo, hapja e dosjes pritet të zbulojë emrat e parë të implikuar

Prokuroria e Posaçme, produkt i SHBA-BE për shembjen e perandorisë së krimit dhe korrupsionit elitar në Shqipëri, ka tronditur mafien politiko-mediatike të Tiranës, duke hapur dosjen e një prej vrasjeve më të bujshme në historinë e pluralizmit shqiptar.

Bëhet fjalë për eleminimin mafioz të Artan Santos, bosit të bankave dhe mediave në Shqipëri, në vitin 2014.

Në vrasjen e Santos janë përfshirë njerëz të fuqishëm të politikës së Tiranës, oligarkë mediash dhe segmente të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave të pista.

Hapja e dosjes nga SPAK pritet të nxjerrë për herë të parë në dritë prapaskenat e vrasjes së ish-dretorit, bankierit Artan Santo, si dhe emrat e parë të përfshirë në këtë ngjarje të bujshme.

Vrasja e Santos konsiderohet si eliminimi i profilit më të lartë gjatë pluralizmit në Shqipëri, pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Eliminimi i Santos është pasuar me disa krime të tjera, që kanë të bëjnë me zhdukjen e provave të krimit, pengimin e drejtësisë për zbardhjen e të vërtetës dhe akte të tjera kriminale. Ka dyshime të forta se edhe dy atetatorët janë zhdukur më pas nga atentatorë të tjerë, me urdhër të personave të fuqishëm, për ta bërë sa më të pamundur zbardhjen e të vërtetës. I dyshimtë është edhe roli i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, në procesin e hetimeve. Llalla, një ushtar i Ilir Metës dhe Sali Berishës, është tallur dhe ka dezinformuar herë pas here me hetimet, duke deklaruar se ngjarja ishte në prag të zbardhjes. Hapja e dosjes konfirmon se Adriatik Llalla, ndoshta edhe me porosi të Ilir Metës, ka sabotuar hetimet për vrasjen e Santos.

Ilir Meta konsiderohet në raportet sekrete ndërkombëtare si koka e krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

Implikimi i shtetit u pa qartë tek dështimi skandaloz i policisë për të ndaluar dy vrasësit me motorr. Vrasësit kishin lëvizur disa ditë para vrasjes me motorr pa targa nëpër Tiranë. Askush nuk u bë kurioz për t’i ndaluar. Rreth orës 9:00 të mëngjesit automjeti i drejtuar nga Artan Santo ka dalë si zakonisht nga banesa e tij pranë Liceut Artistik në drejtim të filialit të bankës pranë zonës së ish-bllokut. Artan Santo vinte nga Libri Universitar në drejtim të parkimit në krah të rrugës midis bankës dhe Vilës 30.

Nga rruga e kryqëzimit të Kryesisë së Kuvendit vinte motori i llojit “Suzuki V-Strom”. Dy persona të veshur identik me uniforma të mjeteve motorike me të njëjtat kokore në kokë, kanë ardhur nga Liceu Artistik, në drejtim të Kryeministrisë, më pas Kryesisë së Kuvendit dhe deri në drejtim të filialit të Bankë, aty ku do të parkonte mjeti i Santos. Ka qenë ora 9:15, kur sapo ka parkuar shoferi i Santos, ky i fundit ka qenë duke dalë nga dera e pasagjerit të përparmë, dhe automjeti është qëlluar. Vrasësit kanë dalë qetësisht nga Tirana pa i ndaluar policia. I ndoqi një polic, të cilit iu mbarua nafta. Nuk u ngrit asnjë postbllok./Pamfleti