/Spartak Ngjela jep mesazhin e fuqishëm për të gjithë shqiptarët: Ky rast do të sjellë ndryshimin e madh

Spartak Ngjela jep mesazhin e fuqishëm për të gjithë shqiptarët: Ky rast do të sjellë ndryshimin e madh

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dhënë një mesazh të fuqishëm për të gjithë shqiptarët.

Ai shkruan se sot është dita e Ushtrisë së Kosovës dhe kjo ditë sipas Ngjelës në historinë e Shqipërisë është rasti sublim që flet qartë për dy arsye historike

“Sot është dita e Ushtrisë së Kosovës.
Mos e mendoni se është një rast i zakonshëm dhe as një diç që i takon rutinës historike të një vendi, e aq.


Kjo ditë, në historinë e Shqipërisë është rasti sublim që flet qartë për dy arsye historike.

Ky rast shkatërron psikikisht Serbinë, mbajtësen psëqindvjeçare të flamës çnjerëzore antishqiptare; dhe, ky rast,

hodhi hapin e plotë historik të garancisë për jetën kombëtare shqiptare në Ballkanin Perëndimor, në funksion të bashkimit kombëtar.

Kjo është periudha historike, kur, që nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, koha e forcës shqiptare po përsërit vetveten, për krijimin e Arbërisë moderne.
Keni për ta parë…”, shkruan Spartak Ngjela.