/Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime që do të tronditin politikën shqiptare: Kjo është një goditje e rëndë për Ilir Metën

Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime që do të tronditin politikën shqiptare: Kjo është një goditje e rëndë për Ilir Metën

Reforma në drejtësi dhe ngritja e organeve të reja për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta ka tmerruar të gjithë politikanët në vend. Një gjë të tillë e pohon avokati Spartak Ngjela.

Avokati u shpreh se ngritja e SPAK ka vënë në alarm gjithë klasën politike në vend, duke veçuar këtu presidentin Ilir Meta, që sipas tij është më i tremburi.

Kjo sipas tij, vjen pasi Departamenti i Shtetit amerikan goditi sot rëndë korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë, duke i dhënë vlerë të veçantë gjyqtarit Ardian Dvoranit, si një figurë antikorrupsion në Shqipëri dhe si model ndërkombëtar.

“Departamenti i Shtetit amerikan goditi sot rëndë korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë, duke i dhënë vlerë të veçantë gjyqtarit Ardian Dvoranit, si një figurë antikorrupsion në Shqipëri dhe si model ndërkombëtar.

Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që e luftuan Dvoranin.

Ilir Meta ra brenda plotësisht me këtë çështje. Dvorani ishte i vetmi gjyqtar që nuk votoi për lirimin e Metës në Gjykatën e Lartë me akuzën për korrupsionin, dhe tani ky merr medalje amerikane si figurë e pastër, ndërkombëtarisht, për luftën e tij kundër korrupsionit.

Por ishte pikërisht Meta që e pushoi si gjyqtar.

Departamenti i Shtetit amerikan tha sot me shumë kuptim, që, kaq ishte mbretërimi i të korruptuarve të mëdhenj në Tiranë.

Por, çështja me më shumë rëndësi në këtë rast është fakti që politika amerikane e rinisi procesin e antikorrupsionit në Shqipëri, duke goditura me tepër forcë Ilir Metën.

Po të tjerët?

Në fakt, ndërkohë, dosjet i ka nëpër duar SPAK-u.

Por, a do të veprojë SPAK në këto kohë?

Duke u nisur nga kjo që dëgjuam sot, SPAK-u kuptohet se paska filluar punë me temp të fuqishëm.

Kurse Shqiptarët po presin konkreten…”, tha Ngjela.