Sportistja i jep gji vajzës në dhomën e zhveshjesh, pamjet bëjnë bujë

    0
    339

    Një fotografi vërtetë e suksesshme e përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, e realizuar më dhomat e zhveshjes të një skuadre hockey për femra.

    Mes sportistëve është edhe nëna e re, Serah Small, e cila shfrytëzoi momentin për ti dhënë gji të bijës, një aktivitet i pazakontë ky mes sportisteve në momente punë.

    Por 24-vjeçarja kanadeze, Serah, një lojtare gjysmë profesioniste hockey, e cila punon edhe si mësuese, prej afro dy muajsh është nënë e së voglës Ellie.

    Ajo do të bëjë nënën me kohë të plotë, pavarësisht angazhimeve të punës dhe ato sportive me skuadrën e ‘Grovedale Vipers’, shkruan noa.al.

    Për këtë arsye për të ushqyer vajzën ajo shfrytëzon çdo moment që mundet.

    Duke folur për CBC, Serah tha, “Si reaguan shoqet e mia? Si të mos ishte asgjë, po bëheshim gati për ndeshjen. Jam krenare për këtë fotografi. Gjoksi nuk është vetëm një objekt seksual, për këtë arsye shoqëria gabon”.