Studentët fotografojnë UFO mbi Argjentinë

    0
    240

    Janë tre studentë, të cilët insistojnë se, javën e kaluar, në qytetin Santa Kruz të Argjentinës, kanë parë një entitet misterioz, apo thënë ndryshe, një alien.

    Thuhet se e tëra kjo ndodhi rreth orës 10 të mbrëmjes, pasi që ishte parë një objekt misterioz, duke u sjellë mbi shtëpi. Sipas njoftimeve, UFO-ja u lëshua në një pemë dhe nga UFO-ja doli një alien.

    “Pamë një dritë duke u lëshuar teposhtë, duke u ndalur në një pemë”, thotë njëri nga dëshmitarët. Një dëshmitar tjetër flet për një zhurmë tepër të madhe, e cila sikur që filloi, po ashtu edhe u ndal krejt papritmas.

    “Gjithçka pushoi së funksionuari”, thotë dëshmitari. “Ishte e pamundur që të incizohej ai zë. Papritmas anija kozmike u zhduk”. Por, objekti misterioz ishte zhdukur vetëm pasi që alieni, i cili më parë kishte dalë, ishte kthyer brenda tij.