Studenti që jeton në luks: Më mban ‘dashnori pasanik’ (FOTO)

    0
    264

    Mund të jetë i papunë, por ai jeton në mesin e luksit.
    Rroba dizajnerësh, pushime me pesë yje dhe një ‘pagë’ mujore prej 2 mijë sterlinash.
    Njihuni me Edward Oliver, 24-vjeçarin nga Londra, i cili përfiton nga ata që njihen si ‘baballarët e sheqerosur’.

     


    Me këtë emër njihen të gjithë ata pasanikë në moshë, të cilët paguajnë për dashnoret më të reja në moshë.
    Por teksa ishte menduar se kjo ndodh vetëm për femrat, Oliver thotë se ka dy vjet që përfiton prej ‘dashnorit’.

    Madje ai i ka paguar të gjitha borxhet e studentit të grumbulluar kur studionte për marketing në universitetin Kingston.


    24-vjeçari thotë se është i lidhur me një 56-vjeçar, baba i një fëmijë.
    Ai i paguan edhe qiranë.

    Ndërkohë kur shkojnë me pushime, ai insiston se flenë në dhoma të veçanta.
    “Kjo është lidhja më e gjatë që kam pasur me një ‘baba sheqer’. Fillimisht ai kërkonte lidhje seksuale, por më pas kjo u bë platonike”.

     


    Ai shton se vazhdimisht udhëton me supermakina ose me avionë privatë.
    Së fundmi ishte dhjetë ditë pushime në një spa në Gjermani, ku shpenzuan 20 mijë sterlina.