Studentja e DREJTËSlSË që u shfaq krah Metës, vajza e gjyqtarit të përfoIur për KORRUPSlON për hotel ‘Vollgën’

    0
    365

    Oneda Skënderi studentja e drejtësisë e cila mbajti fjalim krah presidentit Ilir Meta në manifestimin e madh që u zhvillua para 2 ditësh në Bulevardin Dëshmorët e Kombit është vajza e Gjyqtarit të Durrësit, Vladimir Skënderi.

    Vladimir Skënderi është përfoIur për vendimin në çështjen e ish-hotel Vollga në Durrës, vendim i cili më pas u bë objekt het;imi për prokurorinë e Tiranës, e cila në përfundim të hetimeve pushoi çështjen penaIe ndaj Skënderit dhe dy kolegëve të tij në Durrës.

    Gjyqtari u ak uzua se së bashku me kolgët e tij kanë “shpërdoruar detyrën” në rastin e shqyrtimit gjyqësor civil për pronësinë e ish-hotel “Vollga”, pronë e cila i është “dhuruar” Emiliano Shullazit.

    Sakaq Skënderi është përfoIur si i përfshirë një një tjetër rast korr upsioni me pronat.

    “Kujtim Huqi tregon, se në vitin 2012 ka ndërtuar një shtëpi dhe për këtë i duhej një firmë ndërtimi e licensuar, që do të realizonte punimet. Ai lidhet me firmën e ndërtimit “Qypi sh.p.k”, të cilës i shlyen detyrimet përmes bankës. Pas 4 vjetësh, firma e ndërtimit pretendon, se Kujtimi nuk ka paguar bazën materiale dhe për të përligjur këtë pretendim, falsifikon 3 fatura tatimore.

    Në gjykatën e shkallës së parë Durrës, cështja po gjykohej nga Vladimir Skënderi, kur seancat u ndërprenë, pasi paralelisht Prokuroria e Durrësit, nisi një hetim për faIsifikimin e 3 faturave tatimore. Në fund të procesit, gjykata shpalli fajtor firmën “Qypi”, duke dë nuar me 6 muaj b urg administratorin e saj. Pavarësisht këtij vendimi, gjyqtari i ngarkoi një gjo bë prej 9 milionë lekësh Kujtimit”, është ky një rast i de noncuar nga emisioni “Stop”.

    Oneda Skënderi që u prezantua si aktiviste, pas daljes krah Metës mori shumë famë, ku më së shumti tërhoqi vëmendje paraqitje e saj. Sot presidenti publikuar në ‘Facebook’, fjalën e studentes ekselente, Oneida Skënderi, e cila u shpreh se:’ E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit’.

    Fjalimi i i Oneda Skenderit:

    Unë jam Oneda Skënderi, studente e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Jam sot këtu si zëri i të gjithë atyre të rinjve e të rejave, të cilët ëndërrojnë për një jetë dinjitoze në Shqipëri, PËR NJË SHQIPËRI SI GJITHË EUROPA!

    Në dhjetorin e 2018-s, unë dhe shumë studentë të tjerë shqiptarë u ngritëm në protestë për një arsim të lartë më cilësor, për më shumë të drejta dhe mundësi, për autonominë universitare, pra në thelb për një Shqipëri më të mirë.

    Pavarësisht rezistencës sonë disamujore të gjitha kërkesat tona shkuan në vesh të shu;rdhët. Protesta u shpërnda nga prodhuesit dhe paketuesit e shquar të premtimeve boshe dhe të demagogjisë.

    Sot jam këtu, jo si përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste, që nuk do ta br;aktisë vendin e vet për shkak të paudhësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve.

    Faik Konica, do të shkruante dikur në revistën “Albania”: “Shumë broçkuIIa edhe u falen politikanëve, por pa i kaluar kufijtë”.

    -Të mos respektosh parimet shtetin e së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë.

    -Ta kthesh Shqipërinë në kohën e partisë-shtet është të kalosh kufijtë.
    -Ta lësh vendin pa Gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufijtë.

    -Të mos lejosh funksionimin më vete dhe të pavarur të tri sistemeve atij ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor është të kalosh kufijtë.

    -T’u mohosh njerëzve të drejtën për t’u shprehur lirisht dhe të intimidosh median e lirë është të kalosh kufijtë.

    -Të mos ofrosh shpresë, mundësi të vërteta për familjet shqiptare, për të rinjtë shqiptarë që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin “ku u ka rënë koka”, është të kalosh kufijtë.

    Ndaj për t’i thënë ndal atyre, që shkelin Kushtetutën tonë, të drejtat tona, shpresën tonë, jam këtu bashkë me të gjithë ju, që zëri i sovranit të dëgjohet, dhe do të dëgjohet medoemos!

    Të gjithë studentët e Drejtësisë që në vit të parë të studimeve të tyre njihen me parimet e shtetit të së Drejtës dhe me hierarkinë e normave. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është mbi gjithçka e mbi këdo. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e paprekshme!

    Nëse do të më pyesnit për të afërmit e mi që janë bashkëmoshatarë me mua, do t’ju thosha se të gjithë ata janë larguar nga vendi; qytetet tona po boshatisen, shkollat po mbeten pa nxënës, njerëzit e kualifikuar dhe profesionistët po ikin dita-ditës, popullsia jonë po pIaket. Këto, të dashur bashkëkombës nuk janë fjalët e retorikës boshe, këto janë faktet që dh;embin deri në asht, se janë të vërteta.

    Mjaft më me papërgjegjshmëri, me kalime kufijsh si pa të keq, mjaft më me pasiguri!
    Është e drejta e këtij sovrani të kërkojë siguri ligjore, të kërkojë zbatimin e ligjit dhe barazi para tij, të kërkojë një jetë të dinjitetshme në Atdheun tonë, të cilit sot shpirti i gjallon këtu në këtë shesh!

    Zoti e bekoftë Shqipërinë e iu ktheftë shpresën shqiptarëve, se po, një ditë Shqipëria do të bëhet, do të bëhet si gjithë Europa!/newsbo mb.al