Super avioni amerikan “Boeing 777” ulet në Rinas

    0
    257

    Një prej kompanive më të mira në botë të turizmit elitar TSC Expeditions, e cila kryen udhëtime me avion privat, e ka vendosur Tiranën si pjesë të itinerarit të saj.

    Për rrjedhojë një avion amerikan Boeing 777, i pamasave tepër të mëdha, është ulur në Rinas.

    Pjesë e grupit ishin botues, gazetarë industrialistë, pronarë të mëdhenj fermash, një ish kundër-admiral i flotës dhe një ish nën-sekretar shteti.

    Për pritjen e turistëve u angazhuan subjekte publike ose private si Bashkia e Tiranës, Mrizi i Zanave, Muzeu Onufri, etj.

    Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i cili ka përcjellë lajmin, bën me dije se është:

    Me të vërtetë një ndjesi pozitive që Shqipëria është destinacion i një turizmi të tillë. Një bashkim forcash që mund ta kthejë Shqipërinë në një destinacion tërheqës për grupe te tilla.

    l.h/ dita