SURPRlZON Baton Haxhiu, jep dorëheqjen si drejtor i KIan Kosova

    0
    244

    Baton Haxhiu nuk është më drejtor i Klan Kosovës. Kjo është bërë e njohur me anë të një njoftimi publik nga vetë Haxhiu, ku shprehet se po lëviz për një adresë të re, për një sfidë të re, por pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.

    Para disa muajsh, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, analisti shprehej se nëse nuk do të fitonte Kadri Veseli (PDK) do të mbyllte televizionin. Veseli humbi zgjedhjet, ndërsa Baton Haxhiu u thumbua nga drejtues të LDK-së lidhur me deklaratën që kishte bërë.

    Analisti është pozicionuar shpeshherë në krah të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Edi Rama, madje ka mbështetur edhe idenë e ndryshimit të kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Thuhet se analisti do të drejtojë një tjetër media, por këtë rradhë në Tiranë.

    Më poshtë mund ta lexoni letrën e Haxhiut:

    Jetën time nuk e paramendoj pa sfida të mëdha.

    I kërkoj, por edhe më gjejnë. S’ua kam frikën.

    E kam kuptuar moti: sfidat profesionale më mbajnë gjaIIë në gazetari. Ato u japin energji ditëve të mia të punës, me lumturi dhe mërzi, mirësi e zhgënjime.
    Në gazetë ditore, revistë javore, ose në studio televizive – esenca mbetet e njëjtë. Ta them atë që mendoj se duhet të thuhet, të kërkoj përgjigje, të kontribuoj në sferën publike. Të bashkëpunoj me njerëzit dhe profesionistët më të mirë.

    Më shumë se 30 vjet kështu.

    Dhe Klan Kosova.

    Klan Kosova është pjesa më e bukur e karrierës sime.

    Fillime idealiste me paqartësi e pasiguri, duke parë e duke bërë, me pasion, entuziazëm dhe vullnet të pakrahasueshëm me cilindo projekt tjetër medial kosovar në dekadat e fundit.

    Energji fantastike e djemve dhe vajzave që u shndërrua në ur;agan kreativ. Çdo ditë rriteshim dhe ndryshonim për të mirë në hapësira të vogla me shumë ide.

    Sot është krejt ndryshe.

    Liderizmi i Klan Kosovës në skenën mediale, investimi në gjenerata të reja, ndërtimi i modeleve të reja të gazetarisë dhe stabiliteti i përgjithshëm janë arritje për mburrje dhe krenari. Për mua dhe për të gjithë që kanë qenë pjesë e tij.

    Njëkohësisht, janë shenjë e qartë që ky cikël është përmbyllur. Kam arritur në cak.

    Më duhet të lëviz. Drejt një adrese të re, një sfide tjetër.

    Nuk e kam të lehtë, por e këtillë është jeta ime. Ky jam unë.

    Jemi Një.

    Përjetësisht.
    Me dashuri,
    Batoni