/Surpsiza e Bashës, fut në listën e Tiranës moderatoren e njohur të Top Channel

Surpsiza e Bashës, fut në listën e Tiranës moderatoren e njohur të Top Channel

Kryedemokratike Lulzim Basha, ka vendosur emrin e tij të parin në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Në listën e siguruar nga Dosja.al, e dyta në radhën e demokratëve është Jorida Tabaku.

Vendi i ish-kryeministrit Sali Berisha është numri pesë.  Mes emrave të Tiranës është edhe moderatorja Ori Nebijaj. Por, ajo që bie në sy është fakti që mungon Klevis Balliu, ai që udhëhoqi për muaj me radhë protestën në Astir.

Kujtojmë se sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe.

Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.