Tυrqia ngre aviοnët ushtαrakë mbi Athinë, “alarmοhet” Greqia

Nje tjeter incident ushtarak ka ndodhur mes Turqise dhe Greqise.

Athina akuzon se te dielen nderkohe qe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu nisi vizitën në Athinë Turqia kreu sot 51 shkelje të hapësirës së tyre ajrore.null

“Kater aeroplanë spiunë turq CN-235 si dhe 6 helikopterë kryen 51 shkelje të hapësirës ajrore të Greqisë.

Të gjithë avionët turq u identifikuan dhe përgjuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare, në përputhje me praktikën e vendosur” thuhet në reagimin e Athinës zyrtare.

Te henen, Mevlüt Çavuşoğlu nesër do të takohet me kryeministrin grek në Athinë pas pritjes nga homologu Nikos Dendias, ndërsa çështjet që ndajnë palët janë të shumta, kryesorja kufiri detar.