T merr në Gjermani/ Siriani me hanxhar ρΙ agos 31 persona dhe u vë zj arrin dy ndërtesave

Të paktën 31 persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë, si pasojë e një sulmi që një 41-vjeçar sirian ndërmori në zonën e Ruhr (Gjermani), pasditen dhe mbrëmjen e së shtunës, njoftoi policia gjermane të dielën, duke treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Siriani i armatosur me një hanxhar shkaktoi dhunë e terror , ndërsa i vuri zjarrin një ndërtese banimi dhe me furgonin e tij sulmoi dyqanet.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, tmerri filloi rreth orës 17:10 në Essen -Altenessen. Siç raportoi policia, siriani i vuri flakën një ndërtese banimi në Altenessener Strasse/këndi i Pielsticker Strasse.

Më pas ai shkoi me makinë drejt Zollvereinstrasse, ku i vuri zjarrin një tjetër shtëpie.

Policia më pas arrestoi autorin.