/Tani nuk janë më shoqe? Çfarë ka ndodhur midis Fatmës dhe Aulonës

Tani nuk janë më shoqe? Çfarë ka ndodhur midis Fatmës dhe Aulonës

Ato janë dy moderatore shumë të suksesshme, të cilat gjithmonë kanë sjellë risi në programacionet televizive, ndërkohë që kanë qenë gjithmonë partnere në emision.

Veç kësaj, jashtë ekrait, Aulona dhe Fatma njihen dhe si dy mikesha shumë të ngushta, pasi vazhdimisht shihen nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Por ato nuk e konsiderojnë më njëra-tjetrën shoqe.

Të ftuara në emisionin Late Night Show në RTV Ora u shprehën se tani janë një familje.

Fatma Haxhialiu: Jam xheloze për vullnetin që ka Aulona. Jam njeri që i lë gjërat në mes. Mërzitem, e nis me shumë qelf por më mbaron shumë shpejt qejfi.

Kastro Zizo: Je vërtet shoqe?

Fatma Haxhialiu: Tani nuk jemi shoqe, jemi familje

Aulona Musta: Dimë çdo sekret të njëra-tjetrës.

Kastro Zizo: Flisni vërtet?

Aulona Musta: Për çdo gjë. Burra ne flasim për çdo gjë për ju. Burrat tanë domethënë. (Qeshin)