/Tashme nuk eshte me nje mit,me anen e kesaj analize mund te zbuloni se kur do te vdisni

Tashme nuk eshte me nje mit,me anen e kesaj analize mund te zbuloni se kur do te vdisni

Duket efektive, por në të vërtetë është për tu shqetësuar.

Tani vetëm nëpërmjet një testi të gjakut mund të zbulohet nëse do të jetosh apo jo brenda 5 viteve të ardhshme.

Ky është rezultati i një studimi të publikuar në revistën “PLoS Medicine”, njofton tvklan. Studiues nga Finlanda dhe Estonia kanë zbuluar 4 molekula në gjak, të cilat bëjnë të mundur të tregojnë nëse njeriu mund të preket nga sëmundje që shkaktojnë vdekjen 5 vitet e ardhshme apo jo.

Nëpërmjet përdorimit të mostrave të gjakut studiuesit vënë re nëse trupi rrezikohet të preket nga sëmundjet e zemrës, kancerit apo edhe sëmundje të tjera. Në këtë mënyrë ata mund të përpiqen ta parandalojnë.

Hulumtuesit testuan mostrat e gjakut në 17.000 njerëz të shëndetshëm dhe vunë re se si ndikonte veprimtaria e 4 molekulave në organizmin e tyre.

Gjatë testeve ata panë se nëse këto molekula jepnin sinjale që tregonin se trupi rrezikohej nga prekja e sëmundjeve vdekjeprurëse, asnjë faktor tjetër nuk ndikonte.

Autori i studimit, Johannes Kettunen nga Instituti Finlandez i Mjekësisë Molekulare, tha se ishte vënë re se rezultatet e këtyre testeve të gjakut mbeteshin të vlefshme dhe efektive, pavarësisht moshës së personit apo faktorëve si pirja e duhanit, obeziteti, mënyra e jetesës, etj.

Në thelb, gjithçka është e përqendruar në këto 4 molekula dhe ndikimin e tyre në organizëm.